Nga Harry Eyres, Newsweek
Kam menduar gjithnjë se personazhi tejet i lashtë me qeleshe të çuditshme të bardhë në serinë e gjatë televizive The Wombles qe një ngatërrim: ai duhet të kishte qenë Xhaxhai Shqipëri në vend të Xhaxhait Bullgari. Bullgaria tekefundit është realativisht e qëndrueshme dhe madje është edhe anëtare e BE-së.
Shqipëria është vendi europian me të vërtetë i egër dhe i paprekur: Eduard Gibbon e ka quajtur “një vend përbri Italisë më pak i njohur se pjesa e brendshme e Amerikës”. Tërësisht e mbyllur për dekada me rradhë gjatë periudhës paranoiake të diktaturës së Enver Hoxhës, Shqipëria ka kohë tashmë që është hapur, por ende vazhdon të marrë më pak vëmendje se sa meriton.
Një lajm i pazakontë mbërriti prej saj: katër udhëheqës fetarë shqiptarë, Katolik, Ortodoks, Mysliman dhe Bektashi, marshuan krah-për-krahu në Paris më 11 janar në mbështetje të viktimave të masakrës së Charlie Hebdo; në të njëtin marshim kryeministri i tyre Edi Rama mbajti në xhepin e xhaketës së tij lapsat me trengjyrëshin e flamurit francez, duke mbrojtur njëkohësisht lirinë e fjalës (ai është shkrimtar) dhe duke mbështetur Republikën e tronditur.
Duhet ta pranoj se interesimi im për Festivalin e Kulturës Shqiptaro-Britanik në Londër dhe marrëdhëniet Anglo-Shqiptare në përgjithësi, kanë rrënjë personale ose familiare: stërgjyshi im ka qenë ambasadori i parë britanik në Shqipëri më 1920-n dhe mbajti lidhje të ngushta me vendin deri në vdekjen e tij më 1944.
Ai nuk qe anglezi i vetëm i brezit të tij, dhe as i pari, që pati një interesim të fortë dhe ndoshta romantik në një vend të ngecur në një boshllëk misterioz të kohës, hapësirës, kulturës dhe fesë.
Poeti dhe artisti Eduard Lear kaloi disa muaj në Shqipëri dhe Maqedoni më 1848 dhe botoi një ditar ilustrues tepër të bukur dhe tërheqës të udhëtimit, Journals of a Landscape Painter in the Balkans, më 1851. Lear dhe puna e tij shfaqen në një ekspozitë te Europe House e pikturave nga artisti shqiptar Bashkim Izano, i frymëzuar nga Lear, që është epiqendra e festivalit.
Njëfarë romanticizmi shihet në punën e të dy piktorëve por Izano është më fantazioz dhe surreal. Në fakt pikturat e mëdha gaudy me vaj të Izanos duken më tepër të ndikuara nga versi nonsens i Lear-it, dhe nga të dhënat e aventurave të tij te “Journals”, dhe më pas nga peizazhet e tij relativisht konvnecionale.
Dervishët me kapele të gjata kërcejnë ose përleshen në gjysmë-lartësi, të mbetur pezull si në peizazhet fantazmagorike që rievokojnë këndvështrimin e Toledos nga El Greco. Folklori aludohet dhe më pas prezantohet plotësisht, sidomos në pikturën në të cilën një grup vajzash të reja shfaqen të veshura në mënyrë tërësisht tradicionale.
Lear përmend “disa vajza… vërtet të bukura” por lidhja më e fortë janë dervishët: një natë në një “stallë derrash” Lear nuk arriti të flinte nga “një tingull që gjëmonte, i ndjekur nga disa mërmërima dhe gumëzhima të çuditshme”. Doli se këto vinin nga një dervish që vërtitej në katin e sipërm.
Magjepsja e Lear nga Shqipëria shkëlqen në të gjitha faqet e “Journals” të tij. Ai i adhuronte peizazhet e mrekullueshme, florën dhe faunën dhe duket se ngjalli habinë dhe u lidh shumë me njerëzit që takoi: imitimi që ai i bënte trenit apo vaporrëve e bëri një fisnik xhon-turk që të shkrihej gazit. Izano ia ka kthyer nderin, duke e pikturuar Lear si njëfarë dervishi anglez, një ierofant i butë i një bote imagjinare.
Marrë me shkurtime
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?