Google ADS

Me telefonat e mençur tani mund të përgatisni edhe kafe (VIDEO)

13:20 | 22 Maj 2017
Arbresh.info

Krahas shërbimeve tjera që kryen, tashmë me iPhone mund të bëni edhe kafe.

Mendoni se është shaka? Jo më, sepse që prej pak ditësh është publikuar një mbrojtëse e thjeshtë e telefonit iPhone e cila do të bëjë me të vërtetë kafe.

Mbrojtësja më fjalë quhet “Mokase” dhe është shpikur nga një kompani italiane.

Procesi për përgatitjen e kafes sipas sajtit “Libero”, është i thjeshtë. Mjafton që brenda hapësirës bosh të mbrojtëses (ose mbajtëses) së telefonit të futet kapsula me kafe dhe sheqer dhe më pas shkohet tek aplikacioni ku i jep OK procesit.

Brenda një kohe të shkurtër një kupë e vogël kafeje e nxehtë do të jetë gati.

Në Facebook është një faqe me emrin e kësaj mbrojtëse ku mund të zbuloni më shumë detaje.  Ajo do të kushtojë 63 dollarë, dhe është akoma një projekt pilot.

 

https://www.youtube.com/watch?v=H5iHVqN4kW4

Të ngjashme