Google ADS

6 subjekte politike serbe në zgjedhjet e 11 qershorit

10:57 | 22 Maj 2017
Arbresh.info

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit në Kosovës do të marrin pjesë 6 subjekte politike serbe, në mesin e tyre 4 parti, një koalicion dhe një iniciativë qytetare.

Këto janë subjektet serbe që garojnë në këto zgjedhje:

1. Lista Serbe e udhëhequr nga Sllavko Simiqin, 2. Partia Demokratike Progresiste e drejtuar nga Nenad Rashiq, 3. Partia Liberale -SLS e Sllobodan Petroviqit, 4. Partia Përparimtare e Kosovës që udhëhiqet nga Aleksandër Grujiq 5. Koalicioni Partia e Serbëve të Kosovës e Aleksandër Jabllanoviqit dhe 6. Iniciativa qytetare -Lidhja Patriotike Serbe.

Ndërkohë që gjatë ditës së diel liderët serbë kanë zhvilluar një takim me zyrtarë të Listës Serbe, në prag të zgjedhjeve të 11 qershorit në Kosovë.

Pas takimit, që të gjithë u shfaqën të bindur se vetëm Lista Serbe mund ta ndalojë formimin e ushtrisë së Kosovës, dhe t’iu sigurojë serbëve një jetë më të mirë.

“Deputetët e Listës Serbe mund ta parandalojnë formimin e Ushtrisë së Kosovës. Kur ju dëgjoni kandidat për kryeministër si Haradinaj i cili dëshiron të vijë deri në Nish, atëherë duhet që serbët të mos i lejojnë këto deklarata dhe formimin e ushtrisë”, tha pas takimit Aleksandar Vulin, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Vulin është shprehur i bindur se vetëm me Listën Serbe në Kuvend zëri i serbëve do të mund të dëgjohej.

Ai ka bërë të ditur se Qeveria e Serbisë në mënyrë unanime do ta përkrahë këtë subjekt për zgjedhjet e 11 qershorit.

Kurse, Slavko Simiq ka thënë se ata do të synojnë që serbëve në Kosovë t’u krijohen kushte më të mira dhe stabilitet.

“Njerëzit duhet ta shohin seriozitetin dhe legjitimitetin e njerëzve në Listën Serbe”, tha Simiq.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme