Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe Shoqata e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës (SHTBK) do të organizojnë Klinikën Ndërkombëtare për Trajnerë, e para në kuadër të Programit për Edukim dhe Licencim të Trajnerëve.
Klinika do të mbahet më 27 dhe 28 Maj 2017 në Kolegjin “ISP” në Marigona Residence në Prishtinë.
Në këtë Klinikë do të ligjërojnë trajneri i mirënjohur slloven, Mehmed Becirovic, i cili në vitin 2010 ka qenë edhe përzgjedhës i Përfaqësueses së Sllovenisë në Kampionatin Botëror të mbajtur në Stamboll dhe Sani Becirovic, ish-basketbollist i Përfaqësueses së Sllovenisë dhe tani në rolin e trajnerit.
Edhe Sani ka qenë pjesë e Përfaqësueses sllovene, derisa ai ka luajtur edhe për skuadra me renome në Evropë si, Union Olimpija, CSKA Moska, Benetton Treviso etj.
Krahas dy trajnerëve sllovenë, në këtë Klinikë do të ligjërojë edhe Arben Krasniqi, trajneri më i suksesshëm nga paslufta në vendin tonë dhe ish-përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, derisa pjesë e Klinikës do të jenë edhe trajnerët e programit për Zhvillim të Gjeneratave të Reja të FIBA Evropës (djemtë e lindur në vitin 2002 e më të rinj), Besnik Podvorica dhe Korab Maloku. Podvorica dhe Maloku para të pranishmëve do të paraqesin statistikat dhe pjesë të ndeshjeve nga turneu ndërkombëtar i mbajtur javë më parë në Bukuresht të Rumanisë, ku Kosova i pësoi tri humbje, nga Bullgaria, Maqedonia dhe Rumania.
Klinika do të fillojë më 27 Maj (e shtunë) në ora 09:00 dhe do të zgjas deri në 18:30, kurse më 28 Maj (e diel) do të nis në ora 08:30 dhe do të përfundojë në ora 13:30.
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person