Google ADS

Ivanka Trump flet për të drejtat e grave në vendin ku gratë janë të izoluara

08:24 | 22 Maj 2017
Arbresh.info

 

Ivanka Trump ka mbajtur fjalim në Arabinë Saudite dhe ka thënë se Arabia Saudite po bënë përparim në fuqizimin e grave, transmeton arbresh.info.

Ajo ka thënë që ende mbetet shumë për të bërë duke parë që ende gratë nuk mund të dalin apo të ngasin makinën pa prezencën e një burri që ka lidhje familjare me të.

“Duhet admiruar progresi i Arabisë Saudite, sidomos në vitet e fundit” ka thënë vajza e parë Ivanka Trump.

Ajo ka sugjeruar që është faji i kulturës dhe jo i religjionit që i ka lënë gratë e izoluara.

Ivanka Trump është njëfarë  “ambasadore” për të drejta të grave.

Ka vite që ajo punon në fuqizimin e grave dhe në ndërtimin e rolit të saj si feminist./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme