Dy partitë më të mëdha në vend, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, po tregohen jotransparente pasi që nuk po e bëjnë publike listën e kandidatëve për deputetë, ndonëse ato tashmë janë dorëzuar në KQZ për certifikim.
Ndonëse ka përfunduar afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë, disa prej partive politike në Kosovë ende nuk i kanë publikuar ato.
Përderisa tri partitë të cilat ishin opozitë në legjislaturën e fundit, VV-ja, AAK-ja e “Nisma”, kanë dalë me listat e tyre, PDK-ja e LDK-ja ende nuk i kanë zyrtarizuar për opinionin publik kandidatët për deputetë. Përfaqësues të këtyre dy subjekteve thonë se listat do të dalin tek pas verifikimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shkruan Zëri.
Mirëpo analistët politikë konsiderojnë se listat nuk janë publikuar ende meqë sipas tyre ka shumë pakënaqësi mes individëve brenda partive të cilët kanë mbetur jashtë atyre listave.
Nga ana tjetër, listat e thuajse të gjitha partive tashmë kanë të përfshirë persona me aktakuza, për të cilët SHBA-ja disa herë pati kërkuar largimin e tyre. E përderisa analistët konsiderojnë se përfshirja e tyre përbën një lajm aspak të mirë për Kosovën, ekspertët e çështjeve juridike thonë se asnjë person nuk mund të konsiderohet fajtor para se të përfundojnë të gjitha procedurat.
Petkoviq në Rashkë ka biseduar me përfaqësuesit e serbëve në...
Tahiri: Kosova në izolim, pa agjendë diplomatike përveç taki...
Kurti: S’kemi mosmarrëveshje me Maqedoninë e Veriut, bashkëp...
Fermerët francezë në protesta mbi marrëveshjen tregtare BE-M...
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...