Google ADS

Bashkatdhetarët presin mbi 10 orë në kufirin Serbi-Hungari

23:47 | 21 Maj 2017
Arbresh.info

Mërgimtarët të cilët kanë ardhur në Kosovë për të kaluar pushimet janë duke u përballur me pritje të gjata për tu nisur nga vendet nga kanë ardhur.

KosovaPress-i merr vesh se vetëm gjatë ditës së sotme, në kufirin Serbi-Hungari janë krijuar radhë të gjata të mjeteve të udhëtimit, derisa pritjet e mërgimtarëve kanë kaluar më shumë se 10 orë.

Bëhet e ditur se edhe në orët e mbrëmjes, kolonat në atë pjesë të kufirit vazhdojnë të mbeten të gjata.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme