Roland Yearwood mjek nga Alabama, një alpinist 50 vjeçar, është gjetur i vdekur në mëngjesin e sotëm në malin Everest, duke shënuar kështu vdekjen e katërt për këtë muaj në majën më të lartë në botë, ndërsa vdekjen e tretë gjatë ditës së sotme.
Yearwood raportohet se është gjetur i vdekur në një zonë që njihet si “zona e vdekjes”, shkruan The Washington Post, transmeton koha.
Lajmi është konfirmuar nga Murari Sharma, por nuk është dhënë asnjë detaj, madje nuk dihet nëse ai ishte rrugës për lartë apo poshtë nga maja më e lartë.
Gjatë ditës së sotme, kanë vdekur edhe një sllovak i quajtur Vladimir Strba, dhe Francesco Enrico Marchetti, australiani 54 vjeçar, që bëhet alpinisti i tretë që ka vdekur sot në majën më të lartë, por që thuhet se kishte vuajtur nga një sëmundje, e ajo ishte arsyeja.
Dhe jo vetëm kaq, një ekip është në kërkim edhe për një tjetër alpinist indian Ravi Kumar, i cili është ndarë nga grupi që nga dita e shtunë.
Rreth 60 alpinistë gjatë ditës së sotme thuhet se ishin përgatitur për të ngjitur majën e famshme, derisa “Hillary Step” është shembur gjatë mëngjesit të sotëm.
Këtë vit ka qenë një numër i madh i alpinistëve që kanë tentuar të prekin majën më të lartë në botë.
Gjatë këtij muaji, ka vdekur edhe Min Bahadur Scherchan një 85 vjeçar, i cili tentoi të bëhej personi më i vjetër që do të ngjitej në majën më të lartë në botë.
Sivjet majën më të lartë në botë e synojnë edhe dy alpinistë kosovarë, Nazmi Hasanramaj e Arineta Mula.
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...