Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos ka folur pasi kanë marrë edhe zyrtarisht titullin e kampionit.
Lideri i ‘Los Blancos’ e ka cilësuar si titull të merituar këtë të Realit.
“Ishte ndjenjë shumë e mirë për ta rikthyer titullin. Kemi bërë sakrificë të madhe gjatë tërë vitit. Ky grup e ka merituar këtë titull të kampionit”, deklaroi Ramos.
Ai në fund ka folur edhe për ndjekësit si Barcelona, Sevilla e Atletico Madrid.
“Barcelona ka merita të mëdha. Ka bërë një kampionat të madh por ne triumfuam në fund. Edhe Sevilla ishte afër ashtu si Atletico Madrid”, tha Ramos.
“Ne kemi treguar personalitet të fortë. Puna e madhe na solli titullin”, përfundoi Ramos pas ndeshjes.
Real Madrid e përfundoi kampionatin pas 38 ndeshjeve me 93 pikë të tubuara, tri më shumë se Barcelona në pozitën e dytë.
Kurti pret në takim zyrtarin e lartë amerikan, diskutojnë pë...
Kuvendi maqedonas fillon punën me shqyrtimin e pesë interpel...
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e personit...
Drita konfirmon largimin e dy lojtarëve
Protesta para bashkisë/ Militantët e Berishës dhe Metës sulm...
Groenlanda në qendër të vëmendjes, pas komenteve të Presiden...