Klubi katalanas duket se ka gjetur pasardhësin e Luis Enriques.
Barcelona më në fund ka vendosur për trajnerin e ri. Bëhet fjalë për Ernesto Valverden, trajneri aktual i Athletic Bilbaos.
Ai do të zëvendësojë trajnerin Luis Enrique, duke realizuar ëndrrën e tij për të drejtuar skuadrën e madhe katalanase. Njoftimi zyrtar i Barcelonës pritet të bëhet më 29 maj, vetëm pak orë pas finales së Kupës së Mbretit ndaj Alaves, që njëherësh do të jetë edhe ndeshja e fundit e Enriques në stolin e Barçës.
Mësohet se Valverde tashmë ka njoftuar se do të largohet nga Bilbao, skuadër e cila në vend të tij ka emëruar trajnerin Ziganda. Spanjolli gjatë karrierës së tij si trajner ka drejtuar skuadrat si Espanyol, Olympiacos, Villarreal dhe Valencia.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...