Besnik Tahiri: Jetesa jonë po ngulfatet

22:06 | 21 Maj 2017
Arbresh.info

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Besnik Tahiri, përmes një postimi në Facebook se “coptëzimi i politikave dhe buxheteve, planifikimi ad-hoc, investimet korruptive duhet t’i përkasin të kaluarës”.

“Frymë dhe fytyrë të re për qytetet tona

Në takime e vizita, sot diskutova me qytetarët e Prizrenit të bukur e historik, Mitrovicës së krenarisë e të harruar nga investimet publike qeveritare e Vushtrrinë e traditës e trashigimisë dhe Rahovecin e vreshtave e pitoresk.

Kjo vetëm se po më thellon bindjen se Kosovës i dha zoti bukuri përallore, përderisa jetesa jonë po ngulfatet.

Investimet publike milionshe janë të korruptuara, pa standard, pa funksionalitet e pa shije. Përderisa rregulli urban ka dështuar në tërësi, ndotja urbane dhe industriale është kthyer në vrastarin më të madh.

Coptëzimi i politikave dhe buxheteve, planifikimi ad-hoc, investimet korruptive duhet t’i përkasin të kaluarës.

Trashëgimia kulturore, estetika urbane; përkahja dhe promovimi i turizmit malor e rural janë rruga e vetme drejt tranformimit të qyteteve nga kaosi në promotor të zhvillimit e mirëqenies.

Ka ardhur koha për tranformimin e qyteteve. Kjo është motoja dhe misioni im. Ky nuk është thjesht premtim, është përkushtimi dhe pasioni im.

Fushata është zotimi dhe agjenda publike e kursit tim në përfaqësimin e qytetarëve” (sic.), ka shkruar ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme