Avokatja personale e Berishës pritet të marr një post të rëndësishëm

21:44 | 21 Maj 2017
Trina Galanxhi

Marrëveshja mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës ka përcaktuar edhe emrat e rinj të Avokatit të Popullit dhe Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Anëtari me shumë vite eksperiencë në KQZ, Klement Zguri do të votohet nesër si kryetar i këtij institucioni, shkruan albeu.

Në të njëjtën kohë mësohet se Erinda Ballanca, avokatja e njohur që ka mbrojtur disa cështje të Partisë Demokratike, do të propozohet si Avokate e Popullit.

Ajo ka qenë avokate e ish-kryeministrit, Sali Berisha në gjyqin e hapur ndaj tij për shpifje vite më parë nga Aneta Rama, e ëma e kryeministrit Edi Rama. Gjithashtu Ballanca ka përfaqësuar në gjykatë edhe kreun aktual të PD-së, Lulzim Basha në periudhën kur ai ishte ministër i Transporteve.

Gjithashtu Ballanca, ka qenë avokate edhe në gjyqin për pronat e gjyqtarit të vrarë Skerdilajd Konomi duke qenë mbrojtësja e tij ligjore në Gjykatën e Lartë./Arbresh.info

Të ngjashme