Nëpunësja 55 vjeçare është dënuar me 24 muaj burg me kusht. Burri i saj, me 13 muaj burg, po ashtu me kusht.
Një nëpunëse zvicerane që punonte si kontabiliste e një firme në Klettgau ka përvetësuar 761 mijë franga duke i marrë në trezorin e firmës. Të enjten e javës që shkoi, ajo është dënuar nga Gjykata e Kantonit të Schaffhausen-it, shkruan schaffhausernachrichen.ch.
Firmën ku punonte, ajo e ka “lehtësuar”, duke i bërë gjithsej 204 dërgesa të veçanta vetes dhe bashkëshortit të saj, një kosovar. Paratë tashmë janë shpenzuar të gjitha: me to është financuar jeta e tyre dhe konsumi i alkoolit nga ana e kosovarit, transmeton albinfo.ch. Veç kësaj, një pjesë të konsiderueshme e parave u është dërguar familjarëve të bashkëshortit, në Kosovë.
Nëpunësja 55 vjeçare është shpallur fajtore për përvetësim të shumëfishtë të padrejtë, favorizim të kreditorit, larje parash etj. Për të gjitha këto delikte ajo ka marrë një dënim me kusht prej 24 muajsh dhe një gjobë prej 100 frangash për vozitje në të zezë në autobus (!). Gjithashtu ajo duhet t`i mbulojë shpenzimet e gjykimit që janë së paku 7000 franga.
Ndërkohë ajo është shpallur e pafajshme sa i takon akuzës për dëmtim të kreditorëve përmes zvogëlimit të masës pasurore dhe akuzës tjetër për sigurimin e një certifikate të rrejshme.
Nga ana tjetër, bashkëshorti i nëpunëses është dënuar me 13 muaj me kusht dhe një gjobë prej 1200 frangash, përcjell albinfo.ch. Këtë dënim e ka marrë për larje të shumëfishtë të parave, armëmbajtje pa leje, konsum kokaine, ngasje të biçikletës në gjendje të dehur dhe shfrytëzim të transportit publik pa biletë. Ai bart shpenzimet procedurale në shumën prej 2500 frangash.
Një lirim nga akuzat është shqiptuar ndaj nënës 80 vjeçare të gruas së dënuar. Megjithatë, trupi gjykues nuk ka qenë unik sa i përket lirimit. Njëri nga gjyqtarët ishte për dënim të saj me argumentin se ka nxitur të bijën për të kryer përvetësimin e padrejtë, ndërsa dy të tjerët ishin kundër, transmeton albinfo.ch. Sigurisht, ka mbizotëruar parimi i njohur juridik: në rast dyshimi vendoset në favor të të akuzuarit.
Trupi gjykues ka konstatuar se vepra penale e larjes së parave si te gruaja ashtu dhe te burri është dëshmuar së paku sa i përket shumës prej 176 mijë frangash të cilat janë dërguar në Kosovë. Për to pra ka dëshmi.
Si nëpunësja ashtu dhe bashkëshorti i saj e kanë pranuar padinë civile të firmës së dëmtuar për të kthyer shumën prej 761 mijë frangash të parave të përvetësuara, përcjell albinfo.ch. Por tash për tash ata nuk zotërojnë kurrfarë pasurie dhe janë të papunë, kështu që larja e borxhit duket të jetë shumë e vështirë, shkruan gazeta.
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...