Ekonomia italiane sikurse edhe dihet nuk është aspak në formë të mirë, por përkundër kësaj, italianët renditen si një popujt më të shëndetshëm në botë.
Sipas statistikave të fundit, për nga shëndeti Italia rënditet në krye të 163 vendeve, pasuar nga Islanda, Zvicra, Singapori dhe Australia, transmeton portali arbresh.info.
Ndërkohë që foshnjat italiane mund të presin të jetojnë deri në vitet e tetëdhjeta, në anën tjetër të në Sierra Leone, jetëgjatësia e jetës është vetëm 52 vjeç.
Përkundër ekonomisë së dobët dhe shkallës së lartë të papunësisë, sidomos në mesin e të rinjëve, italianët janë shumë më të shëndetshëm se amerikanët, kanadezët dhe britanikët, të cilët vuajnë nga presioni i lartë i gjakut, kolesteroli dhe shëndeti i dobët mendor.
Bloomberg shkruan se italianët gëzojnë një dietë të pasur me perime të freskëta, peshk, mish dhe vaj ulliri.
Kur vjen puna për të jetuar një jetë shumë të gjatë, aktive, shkencëtarët besojnë se një vend në Itali mund të mbajë sekretin. Gadishulli Cilento, në jug të Napolit dhe në bregun e Amalfi, ka një numër jashtëzakonisht të lartë të centenarëve të gjelbër.
Studiuesit kanë zbuluar se banorët e një fshati, Acciaroli, ia dalin të jetonte edhe mbi 100 vjeç.
Edhe pse ende nuk dihet saktë arsyeja e jetëgjatësisë, studiuesit theksojnë se mund të jetë dieta e shëndoshë e bazuar në perime, bimë dhe peshk, si dhe aktiviteti fizik ajo që i mban në gjendje të shëndoshë italianët./Arbresh.info
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...