Google ADS

Çfarë mund të presim nga Kosova dhe  Shqipëria zyrtare nga zgjedhjet e 11 përkatësisht 25 qershorit

20:10 | 21 Maj 2017
Arbresh.info

Shkruan: Refik HASANI

Për Parlamentin e Republikës së Kosovës  janë caktuar zgjedhjet e parakohshme për t’u mbajtur më 11 qershor të muajit tjetër. Të pesë legjislaturat që  nga viti 2001 asgjë nuk ka ndryshuar në përmirësim të kushteve të kësaj krahine. Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës  nuk ka arritur asgjë përveç një ndihme prej një shumë simbolike prej 50 mijë euro e të cilat nuk kemi ndonjë informatë a janë ndarë  dhe shpenzuar në dedikimin e caktuar. Kurse rezoluta e miratuar nga  Parlamenti i Republikës së Kosovës për shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, me Nr. 04-R-011, të dt. 6 qershori  të vitit 2013,nuk është zbatuar përkundrazi është ulur në një  tretman më të ulët. A do të mundë të ndryshon kjo legjislaturë diçka në të mirë e së paku të përmirësimit  që zyra e kësaj Krahine ashtu si kemi propozuar të jetë në kuadër të Zyrës së Kryeministrisë e jo në kuadër të Kuvendit Komunal Gjilan. Çfarë mundë të presim nga  Kosova  zyrtare nga zgjedhjet e 11 qershorit në ndërrimin e qasjes, ne reciprocitet, në angazhimin ndaljes së shpërnguljes së heshtur, në ndaljen e diskriminimit. A do të kemi ndryshim në trajtim ndaj të dëbuarve, zhvendosurve dhe shpërngulurve nga tri komunat etj. Këto dhe shumë pyetje të tjera që i kemi shtruar për gati dy dekada përmes vështrimeve e të cilat shumica janë botuar. A duhet të jemi në pritje me ndonjë bazë nga  Parlamenti gjegjësisht nga tre kandidatë potencial për Kryeministër, si:z.Ramush Haradinaj, kandidati z.Avdullah Hoti dhe kandidatë  i tretë  për Kryeministër  të Kosovës z.Albin Kurti. Së paku këto zgjedhje  asgjë tjetër  si para fushatës dhe gjatë gjithë fushatës dhe në paraqitje të tyre publike tema e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës nuk do të mungoj.

Për Parlamentin e Republikës së Shqipërisë  janë caktuar zgjedhjet e rregullta për t’u mbajtur më 25 qershor të muajit tjetër, kurse Presidenti është votuar në fund të muajit prill të këtij viti   e që  do të marrë zyrtarisht detyrën më datën 24 korrik 2017. SHT z.Ilir Meta, është President i 7-të i Republikës së Shqipërisë pas rënies së regjimit komunist pas viteve e ’90-të e këndej. Këtë Krahinë që përfshin Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën është vizituar nga Kryeministri aktual dhe Kryetari i PS z.Edi Rama,   nga  z.Ilir Meta, në cilësinë e zëvendëskryeministrit dhe njëherit të Kryetarit të LSI-ës aktualisht është Kryetari i Parlamenti dhe  Presidenti i Republikës si që e cekëm më datën 24 korrik 2017,e merr detyrën zyrtarisht. Së fundi është vizituar si nga SHT z.Bujan Nishani, e cilësuar si një vizitë historike në ditën Kombëtare të Mësuesit  në Bujanoc dhe Preshevë.

Si nga Prishtina ashtu edhe nga Tirana zyrtare nuk do të duhej të mungoj përkujdesja institucionale duke përfshirë dy Presidencat, dy Kryeministrit dhe dy Kryeparlamentarët  dhe Komisione e instanca tjera

Përfundimisht ndaj kësaj krahinë Tirana zyrtare do të duhej në bashkërendim me Prishtinën zyrtar duke ndërtuar një platformë a strategji që t’i paraqesin e artikulojnë kërkesat e neve shqiptarëve nga kjo pjesë në të gjitha instancat dhe mekanizmat e BE-së dhe OKB-ës. Dy Qeveritë dhe dy Parlamentet të gjejnë zgjidhje për  çështja e Abetares, librave e literaturës. Kërkohet që shumë më shumë të angazhohen, si në realizimin dhe konkretizimin e Referendumit të datës 1 e 2 mars të vitit 1992,për jetësimin e vlerave të luftës së armatosur të UÇPMB-ës dhe e Marrëveshje së Konçulit. Funksionimi i një zyre ndërlidhëse të funksionoj  në kuadër të Parlamentit apo Qeverisë në Prishtinë e Tiran. Presidenca e Shqipërisë dhe Kosovës në harmoi të ngushtë  me   qeverinë dhe Parlamentin do të duhej  të mendojnë për mbajtjen e një Konference të donatorëve dhe formimin e një Komisioni miks Parlamentar të dy shteteve shqiptare.  Nuk është ngritur çështja e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës nga Shqipëria në instanca e mekanizma të BE së dhe OKB-ës. Shqiptarët janë të diskriminuar në çdo segment  të jetës dhe çështja e tyre nuk është zgjidhur prandaj këto dy legjislatura e 11 qershorit dhe 25 qershorit me të drejtë ngrisim çfarë mundë të presim nga Shqipëria dhe Kosova  zyrtare që do të duhej  të ndihmoj dhe reflektojnë. Është momenti i fundit  ta ngritet zëri, të shtrohet, të mbrohen dhe përfaqësohen edhe interesat e shqiptarëve nga kjo hapësirë etnike shqiptare  pasi  çështja e tri komunave kërkon një zgjidhje.

 

______________________________________________________________________________________________________________

Shënim: Opinioni që sapo lexuat nuk shpreh qëndrimin/opinionin e Arbresh.info. Ai është një trajtim sipas bindjeve të autorit dhe shpreh vetëm opinionin e tij rreth çështjes që trajton.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme