Arsene Wenger ka folur për herë të parë pas përfundimit të Arsenanlit në vendin e pestë në Premierligë.
Trajneri francez që për herë të parë përfundoi jashtë zonës së Ligës së Kampionëve, e ka përshkruar si të vështirë sezonin që lamë pas.
“Është e rëndë, por kishim një formë gjatë sezonit që ishte dhe është e vështirë për mua personalisht. Luanim në një ambient armiqësor. Lojtarët u kthyen në dy muajt e fundit dhe jam krenar që e bënë këtë”, ka deklaruar Wenger fillimisht.
“Jam i fokusuar në punën time. Jam profesionist. E dua këtë klub mjaftueshëm sa për të dhënë më të mirën nga vetja çdo ditë”.
Ai duke folur për të ardhmen e tij, ka thënë se ka refuzuar të gjitha klubet e botës për të qëndruar te Arsenali, dashurinë ndaj të cilit nuk e konsiston kurrë.
“Një gjë që nuk mund të kontestoni është dashuria ime për këtë klub. Kam refuzuar gjithë klubet e botës për të qëndruar këtu”, ka përfunduar trajneri francez.
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...