I buzëqeshur, si rrallëherë kryeministri Rama u shfaq në monologun e fundjavës, në Facebook për të shpjeguar marrëveshjen me Lulzim Bashën. Rama e ndau paktin me Bashën në 3 momente, duke mohuar që ajo mund të quhet një Pazar i Madh.
MINISTRAT TEKNIKE
Kryeministri i quajti ministrat teknikë si “kujdestarë të etikës zgjedhore”, që do të garantojnë mospërdorimin e administratës në zgjedhje. Kryeministri tha se ministrat teknikë do të garantojnë që të ndalohet presioni mbi punonjësit e shtetit për votën.
DIALOGU PAS ZGJEDHJEVE
Kryeministri nuk pranoi se dialogu i parashikuar në marrëveshje edhe pas 25 qershorit nënkupton bashkëqeverisjen me Partinë Demokratike. Tryeza e dialogut mes kryetarit të mazhorancës dhe atij të opozitës do të vazhdojë të mbetet e hapur, tha Rama që përplasjet politike “të mos na bëjnë gazin e botës, ku jemi shfaqur si armiq me kombësi të ndryshme, me gjuhë të ndryshme si të ardhur nga shtete të ndryshme”.
Rama e quajti dialogun pas 25 qershorit, si pjesë e angazhimit të mëtejshëm për të qenë bashkë në çeljen e rrugës së negociatave për anëtarësim në BE
Ky dialog, tha Rama është pikë themelore e marrëveshjes dhe zbatimi i saj na bën shtet serioz në sytë e ndërkombëtarëve.
“Mos’hapja e lojës së koalicioneve nuk ka lidhje me ndonjë pakt bashkëqeverisjeje pas zgjedhjeve. Ka vetëm një bashkëqeverisje në këtë marrëveshje, kjo është bashkëqeverisja zgjedhore. PD dhe PS kanë qenë, janë dhe do të jenë kundërshtare dhe dy alternativa të ndryshme qeverisjeje” tha kreu i PS.
GODITJA E PARTIVE TE VOGLA
Rama la të kuptohet se është i ndërgjegjshëm që partitë e vogla U goditen nga pamundësia për të bërë koalicion, por tha se marrëveshja nuk ishte një Pazar i Madh në kurriz të demokracisë dhe drejtësisë.
“Me gjithë respektin, partitë e vogla mund të jenë gjithçka, por garante të demokracisë, as kanë qenë e as mund të jenë dot, për vetë peshën e tyre” u shpreh kryeministri, duke shpjeguar se vendimi ka qenë politik dhe mund të rrezikonte vetë marrëveshjen.
“Kompromis me Kushtetutën, ligjin dhe të drejtën e popullit për të zgjedhur, unë nuk bëj. Ideja për t’i çuar zgjedhjet matanë qershorit ishte fyese dhe nuk e gëlltisja dot. Dikush mund të thotë se rihapja e rrugës për koalicionet ishte ligjore. Po, por jo në e kohës, duke u hapur rrugë avazeve të reja që nuk i gjendej fundi dhe lojëra që mund të fillonin nga e para” tha Rama.
Ndryshe nga monologjet e tjera të fundjavës, Rama shmangu të vetëquhej si bartës i amanetit të Ismail Qemalit dhe Skënderbeut, por në këtë rast përmendi flamurin kombëtar, përmbi flamujt e partive.
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...