Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pas vizitës në Jordani, sot udhëtoi për vizitë zyrtare në Austri.
Presidenti Thaçi do të ketë takim bilateral me Presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen, me të cilin do të bashkëbisedoj për zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe.
Presidenti Thaçi po ashtu do të shpreh falënderimin e tij për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë Austria për Kosovën, duke pasur parasysh faktin se Austria është një nga vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës, dhe ka mbështetur në vijimësi vendin tonë, para dhe pas shpalljes së pavarësisë.
Presidenti Thaçi dhe Presidenti AlexanderVanderBellen,do të diskutojnë edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në arsim, kulturë dhe në fushat me interes të përbashkët për të dyja vendet.
Gjatë qëndrimit në Austri, presidenti Thaçi do të takojë edhe personalitete tjera të jetë politike e kulturore.
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...