Golden State Warriors mbeten të pamposhtur në ndeshjet e playoffit në NBA pasi siguruan suksesin e tretë ndaj San Antonios dhe këtë herë në AT& T Center në finalen e Lindjes me rezultatin 120:108.
Me këtë fitore Warriors afrohen edhe më shumë drejt finales së madhe të këtij sezoni pasi skuadra nga Kalifornia ka treguar një formë spektakolare gjatë javëve të fundit.
Te Spurs u ndjenë mungesat e Leonard dhe Parker që nuk po arrijnë të gjejnë përgjigje për sulmin e ‘Luftëtarëve’. Kevin Durant me 33 pikë dhe 10 kërcime mori për dore skuadrën mysafire që nuk e vuajtën aspak mungesën e dyshes Iguodala-Pachulia.
Një kontribut të madh dhanë edhe Thompson, Clark e Curry. Për San Antonion nuk mjaftojnë 18 pikët e LaMarcus Aldrige dhe 21 të tjera të shënuara nga argjentinasi Manu Ginobili./Arbresh.info/