Kurti mban fjalimin parë si kandidat për kryeministër

14:18 | 21 Maj 2017
Arbresh.info

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në tubimin ku po prezantohen kandidatët për deputetë të këtij subjekti politik ka prezantuar tri reforma që do të kryhen nëse ky subjekt politik i fiton zgjedhjet.

Kurti ka hënë se fillimisht do të shpërbëhet Agjencia e Privatizimit dhe në vend të saj do të themelohet Fondi Sovran i Republikës së Kosovës që sipas tij llogari do t’i jepte Kuvendit.

Ai poashtu ka thënë se nëse e zgjidhet në postin e kryeministrit do të themelojë Agjencionin Zhvillimor që do të koordinonte politikat zhvillimor.

Kurse, reforma e tretë sipas Kurtit është themelimi i Bankës Zhvillimore të Kosovës,që do të ofronte kushte të mira për kredi për ata ofrojnë potencial për zhvillimin e vendit.

“Le të bëhemi bashkë, të gjithë bashkë, krejt bashkë, të lëvizim për fitoren e Lëvizjes , për fitoren e Kosovës”, është shprehur Kurti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme