Kryeministri në Detyrë, Isa Mustafa, i është përgjigjur sërish kandidatit për kryeministër të koalicionit PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinajt.
Mustafa ka thënë se ai udhëhoqi qeverinë për afër tri vite dhe reformojë administratën, por jo me dhunë e shantazhe e kërcënime.
“Gjatë dy vite e gjysmë bëmë reforma të konsiderueshme në administratën shtetërore. Vumë në binarë shumë institucione, duke përfshirë ATK-në dhe Doganën, ndaluam shpërdorimet administrative dhe financiare. Së bashku me Ambasadën Britanike krijuam standardin e zgjedhjes me transparencë maksimale të drejtuesve në pozita të larta të institucioneve publike. Funksionalizuam edhe prokurimin elektronik, që kontribuon në luftën kundër korrupsionit në administratë. Të gjitha këto i bëmë me projekte konkrete dhe analiza të detajuara, e jo me masa të dhunshme, kërcënime, shantazhe siç po na sugjerohet këto ditë”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?