Twitter me risi se si të mësoni çfarë njeriu jeni

12:09 | 21 Maj 2017
Arbresh.info

Twitter vjen me risi. Këtë herë rrjeti social do t’ju tregojë të gjithë përdoruesve të tij se çfarë personaliteti kanë. Rrjeti social njoftoi sot se do t’ju tregojë çfarë njeriu jeni duke u bazuar në postimet e fundit që keni bërë.

Më pas postimet do t’ua shesë markave të njohura me qëllim që ato ti zgjedhin përdoruesit për të reklamuar ptoduktetet e tyre. Nëse doni të dini se çfarë thonë ndjekësit për ju, ndiqni këto hapa të thjeshtë.

Klikoni në foton tuaj të profilit në Twitter. Shkoni te Settings dhe Privacy. Kliko në të dhënat tuaja të Twitter dhe lëvizni poshtë.

Në këtë moment ju do të shihni se si kanë reaguar kompani të ndryshme në lidhje me postimet që ju keni bërë së fundmi si dhe kompanitë që ju kanë targetuar si kandidat të mundshëm për të reklamuar tek ata./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme