​Instagram dëmton shëndetin mendor të të rinjve

09:52 | 21 Maj 2017
Arbresh.info

Studimi #StatusofMind ka zbuluar se aplikacioni për shpërndarjen e fotove ndikon negativisht në kompleksitetet në lidhje pamjen e jashtme, vetëbesimin e ulët, gjumin dhe frikën e humbjes.

Instagrami është klasifikuar si platforma sociale më negative kur bëhet fjalë për ndikimin tek shëndeti mendor i të rinjve.

Të dhënat e plotësuara nga rreth 1500 të rinj të moshës 14¬24 treguan gjithashtu se Instagram ishte pozitiv kur bëhej fjalë për krijimin e një identiteti dhe mundësinë për t’u shprehur.

Të rinjtë duhet të renditnin platformat sociale që ndikonin në gjendje si ankthi, vetmia dhe socializmi. Sajti me renditjen më pozitive ishte YouTube, i ndjekur nga Twitter. Facebook dhe Snapchat u renditën të tretët dhe të katërt, respektivisht.

Sipas ekspertëve të shëndetit mendor, platformat që supozohen të ndihmojnë të rinjtë të vendosin kontakte me njëri-tjetrin mund të jenë në fakt përgjegjës për krizat e shëndetit mendor. Ata kërkojnë që sajtet si Instagrami, Twitteri dhe Facebooku të marrin masa për të rritur sigurinë e përdoruesve të tyre dhe të paralajmërojnë ata nëse qëndrojnë shumë kohë në këto platforma.

Shirley Cramer CBE, shefja ekzekutive e “Royal Society for Public Health”, tha se mediat sociale janë përshkruar si më vartëse se cigaret dhe alkooli, dhe janë ngulitur tashmë aq shumë në jetën e të rinjve sa nuk ka asnjë mundësi ta injorojnë atë, edhe kur bëhet fjalë për çështje të shëndetit mendor te këta të rinj./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme