Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në “Neës24”, foli për marrëveshjen Rama-Basha dhe impaktin e saj. I pyetur se pse opozita u tërhoq nga kërkesa “zgjedhje pa Ramën kryeministër,” Paloka tha se vetëm sa u shty me 1 javë largimi i Ramës.
“Nuk mund të themi që kemi qenë të ngurtë në kërkesat tona, shtymë largimin e Ramës deri më 25 qershor, i hoqëm gjysmën e qeverisë, pjesën tjetër ja heqim më 25 qershor. Synimi i kërkesave tona ishte i qartë, ne kërkonim që shqiptarëve t’u jepet besim dhe t’u jepet mundësia për të votuar lirisht,” tha Paloka.
A duhej ndërhyrja e SHBA-së që t’i thuhej “Po” paketës McAllister?
“Në këtë vend është treguar që ndërkombëtarët kanë rol të rëndësishëm në arritjen e marrëveshjeve. Është më mirë kur ndërkombëtarët nuk mbajnë anë, pra janë të paanshëm. Kur ata marrin një krah rrezikohet gjithçka. Ne morëm parasysh kërkesën e Uashingtonit. Nuk ishte më kërkesa McAllister, por McAllister+. Arsyet pse Basha refuzoi në fillim paketën janë dhënë, po ashtu dhe Rama e ka pranuar që refuzoi atë. Kërkesa e Uashtingon bëri që të arrinim një marrëveshje. Se më pas do shkonim në një situatë që nuk do ishte e këndshme për askënd. Marrëveshja u arrit në kohë dhe jep garanci për kërkesën që kishim” – tha Paloka.
Ndërsa për impaktin që kjo marrëveshje ka pasur te Lëvizja Socialiste për Integrim, Paloka tha se marrëdhëniet e Ramës me Metën s’kanë qenë asnjëherë me qetësi e dashuri.
“Marrëdhëniet e Ramës me Metën s’kanë qenë asnjëherë me qetësi e dashuri, se kemi pasur kreun e qeverisë që kërkonte ta fuste në burg kreun e partisë aleate. S’kanë pasur kurrë marrëdhënie të mira. Kur partitë e vogla futen në një koalicion marrin më shumë mandate se kur hyjnë vetëm,” tha Paloka.
“Ne merremi me aleatët tanë, ishin të pakënaqur kur u shpall kjo pikë e marrëveshjes. Por këtu nuk ka pabarazi në garë, të gjithë janë të barabartë. Humbja vjen për partitë më të vogla. U kemi dhënë garanci që do përfshihen në listat për deputetë. I kemi vlerësuar për kontributin që kanë dhënë” – tha Paloka.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...