Në një atmosferë festive, me recitimin e vargjeve Kuranore dhe intonimin e Hymnit Kombëtar, banorët e Gjenevës dhe xhematet e besimtarëve muslimanë nga Zvicra të Shtunën më 20 Maj 2017 përuruan xhaminë Dituria, të drejtuar nga imamim prof. Rijad Aliu, për komunitetin shqiptar prej mbi 15 mijë personash që jeton e punon atje.
Bashkë me autoritetet zvicerane, në këtë ceremoni morën pjesë edhe krerët e komuniteteve muslimane shqiptare si: Skënder Bruçaj, Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Naim Ternava, Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës si dhe përfaqësues nga lugina e Preshevës, ndërsa nga Maqedonia në emër të Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë e përfaqësoi prof. Dr. Selver ef. Xhemaili i shoqëruar nga Mustafa ef. Dauti – Kryetar i OH Hilal.
Në fjalën e tij, këshilltari administrativ dhe kryetari i Asociacionit të Komunave të Gjenevës, Thierry Apothéloz, përshëndeti komunitetin shqiptar për hapjen e xhamisë dhe uroi që kjo qendër fetare dhe kulturore të shërbejë për dituri të reja dhe e fqinjësi të mirë. Shqiptarët deri tani, vijoi ai, janë dëshmuar si shembull i tolerancës.
Këtë e theksoi edhe dr. Montasar BenMrad, president i Federatës së organizatave islame në Zvicër, i cili tha se “toleranca ndërfetare e shqiptarëve në Zvicër, bashkë me integrimin e tyre në këtë vend, duhet të shërbejnë si shembull për komunitetet e tjera fetare”.
“Kjo qendër është e themeluar në vitin 2005 në Vernier, nga një grup etnik shqiptarë, të cilët janë shembull i integrimeve”, tha më tej këshilltari administrativ Thierry Apothéloz. “Kjo nuk është vetëm një shoqatë fetare. Ajo është gjithashtu kulturore. Anëtarët e saj organizojnë aktivitete të tilla si turne të futbollit të hapura për të gjithë. Ata gjithashtu japin kurse dhe mësime për gjuhën me të rinjtë shqiptarë, sepse ata e kuptuan se integrimi është bërë më i lehtë falë një sfondi të mirë arsimor dhe një zotërimi të frëngjishtes”, tha Apothéloz.
Tërnava, Bruçaj dhe Xhemaili dhanë mesazhe të qarta që mërgimtarët të mos harrojnë gjuhën e tyre, traditat kombëtare si dhe të respektojnë ligjet dhe rregullat e mjedisit ku jetojnë, se vetëm në harmoni mund të ndërtojmë të ardhme të sigurt.
Po ashtu krerët e komuniteteve myslimane nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia kërkuan që shqiptarët të jenë unik dhe shembull i tolerancës ndërfetare, sikurse deri tani, dhe të distancohen nga fenomenet negative që nuk janë traditë e fesë islame dhe e kombit shqiptarë.
Xhamia “Dituria” e cila hapi dyert per 15.000 shqiptare ne Gjenevë u ndërtua pas një angazhimi aktiv të këshillit të kësaj xhamia dhe përkrahjes të besimtarëve muslimanë dhe autoriteteve zvicerane. Ky vend i ri i adhurimit dhe qendrës kulturore do të ofrojë më shumë hapësirë për 15,000 anëtarë të komunitetit dhe është qendra islame e 60-të me radhë e shqiptarëve në Zvicër. Para dy jave në qytetin Vill po ashtu u hap një xhami e re e shqiptareve qe ju kushtoi jo me pak se 4 milion franga.
Autoritetet zvicerane dhe policia e Gjenevës kanë shprehur mirënjohje për rregullin dhe disiplinën e treguar nga pjesëmarrësit gjatë kohës së përurimit.
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...