Wayne Rooney në Everton?

21:47 | 20 Maj 2017
Arbresh Info

Para ndeshjes së fundit të këtij sezoni në Premierë Ligë, shumë tifozë të Evertonit kanë kthyer vëmendjen e tyre te sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney.

Rooney, i cili është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Manchester United, duket se do të largohet nga Teatri i Ëndrrave në fund të këtij edicioni, transmeton portali arbresh.info. Derisa është spekuluar që Rooney mund të transferohet në Kinë për kapitullin e fundit të karrierës së tij, sulmuesi është kërkuar gjithashtu për rikthim në ‘Goodison Park’, vendi ku edhe filloi karriera e tij.

Lexo edhe: Jose Mourinho luan me 10 fëmijë kundër Crystal Palaces

Tani, shumë tifozë të Evertonit janë duke menduar që marrëveshja me Rooneyn është rikthyer pas disa informatave të shpërndara në rrjete sociale.

Bazuar në një postim te Everton Reddit’, Wayne Rooney do të bartë këtë edicion fanellën e Evertonit me numër 9.

Lexo edhe: Granit Xhaka zëvendëson Xabi Alonson në Bayern Munich? 

Përveç kësaj, tifozët e skuadrës angleze shtojnë se burimi i lartpërmendur është i saktë për shkak se në të kaluarën ka konfirmuar transferimin e Eto’s, marrëveshjen dhe numrin e fanellës së Schneiderlinit dhe transferimin e Gibsonit në Sunderland./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme