Xabi Alonso i ka dhënë fund futbollit këtë të shtunë në takimin e Bayern Munichut si nikoqir ndaj Freiburgut.
Mesfushori spanjoll Alonso së bashku me mbrojtësin gjerman Lahm janë pensionuar nga futbolli pas një karriere me shumë tituj, shkruan portali arbresh.info.
Lexo edhe: Paralajmërohet Real Madridi: Kylian Mbappe nuk ka çmim
Menjëherë pasi u përshëndeten nga kampioni i Bundesligës meqë rast “Bavarezët” edhe festuan titullin e pestë radhazi, ‘Squawka’ ka zbuluar listën prej gjashtë lojtarëve të mundshëm për të zëvendësuear legjendën spanjolle.
Në këtë listë është edhe reprezentuesi shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka, i cili aktualisht bartë fanellën e Arsenalit të Premierë Ligës pas transferimit nga Borussia Monchengladbach verën e kaluar. Por, 24-vjeçari mund të rikthehet në Bundesliga nëse raportet muaj më parë rreth të ardhmes së tij janë të vërteta.
Lexo edhe: Katër lojtarë largohen muajin e ardhshëm nga Arsenali
Ish trajneri i Bayern Munichut, Ottmar Hitzfeld kishte ngjallur thashetheme muaj më parë duke thënë se “Xhaka është në radarin e Bayern Munichut”./arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?