Llapi e Besa i gëzohen fitoreve, dy ndeshjet tjera ndahen në paqe

19:22 | 20 Maj 2017
Arbresh Info

Katër ndeshjet tjera të Vala Superligës së Kosovës në futboll kanë përfunduar me tre fitoreve të vendasve dhe një barazim.

Llapi ka shënuar fitore ndaj Drenicës me rezultat 3-1, ku golat u shënuan nga Florim Berbatovci (47’), Hamdi Namani (74, 83’) dhe Edon Zeqiri (88’) për vendasit, ndërsa për mysafirët ka shënuar Kreshnik Uka në minutën e 58.

Ndeshja tjetër që i takoi vendasve ishte ajo në mes të Besës së Pejës dhe Ferizajt, ku ndeshja përfundoi me rezultat 1-0 dhe goli u shënua në minutën e 15 nga Xhevdet Shabani, humbje kjo që e lë përfundimisht Ferizajn në barazh.

Ndeshjen mes Feronikelit dhe Lirisë u nda në paqe, me të dy skuadrat që shënuan nga një gol, ku fillimisht ishte “Nikli” që shënoi në minutën e 47 me Behar Maliqin për 1-1, ndërsa barazoi Ilir Mustafa në minutën e 87.

Ndërsa, ndeshja e dy skuadrave të rënë nga kategoria, Hajvalisë dhe Trepçës përfundoi ashtu sikurse nisi me rezultat të bardhë 0-0.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme