Google ADS

Vishuni kështu që të dukeni më të gjata

19:01 | 20 Maj 2017
Arbresh.info

Nëse doni këmbë më të gjata, mund të realizoni disa truqe me veshjet tuaja, që ju bëjnë të dukeni më të gjata.

Që t’ju lehtësojmë veshjen e përditshme ju sjellim disa këshilla se si të “zgjatni” këmbët.

Vishni një ngjyrë

Një dukje monokrome krijon iluzionin e një trupi automatikisht më të gjatë.

Provoni xhaketat e shkurtra

Një fustan dhe një xhaketë e shkurtër, do të bëjë të tjerë të besojnë se ju keni këmbë të gjata, pasi askush nuk të kuptojë se ku fillon shtrati dhe këmbët tuaja. Këtë iluzion e krijon xhaketa.

Këpucë ngjyrë krem

Zgjidhni këpucë që janë në një ngjyrë me tonalitetin e lëkurës dhe shmangni këpucët me shumë lidhëse pasi shkurtojnë pamjen tuaj.Pantallonat me bel të gjatë janë gjithnjë një ide e mirë ! Sigurohuni t’i kombinoni me taka dhe nëse pantallonat janë të gjera zgjidhni bluza të ngushta ose e anasjellta.

Vijat vertikale

Shmangni vijat horizontale dhe thuajini PO gjithmonë vijave vertikale.

Çizmet e gjata janë gjithashtu një gjë e nevojshme në garderobën e një femre të shkurtër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme