Zlatan Ibrahimovic “i gatshëm” për finale në Evropa Ligë

16:27 | 20 Maj 2017
Arbresh Info

Ylli i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic ka thënë se do të jetë i gatshëm për finalen në Evropa Ligë kundër Ajaxit të mërkurën.

35-vjeçari dëmtoi ligamentet e këmbës në ndeshjen e muajit të kaluar kundër Anderlechtit duke i dhënë kështu fund sezonit të tij në Manchester United dhe ndoshta edhe të karrierës së tij, transmeton portali arbresh.info. Ai udhëtoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’iu nënshtruar operacionit, i cili ishte plotësisht i suksesshëm.

Lexo edhe: Parashikimi befasues i David Moyes për të ardhmen e Adnan Januzajt në Man Utd

Ibrahimovic shfrytëzoi rrjetin social Instagram për të postuar një video nga seanca e tij stërvitore me mbishkrimin “I gatshëm për finale”.

https://www.instagram.com/p/BUUK7qIgJE5/

Sulmuesi shijoi një debutim sensacional në Manchester United duke shënuar 28 gola në të gjitha kompeticionet para lëndimit./arbresh.info

Të ngjashme