Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama nga Progri i Korçës, ku pati një takim me fermerët e zonës.
PD thotë në deklaratë se fermerët shqiptarë u braktisën për 4 vite, ndërsa Edi Rama predikon sot mashtrime të reja.
“Pasi i braktisi për 4 vite fermerët shqiptarë, pasi ndërtoi një narko-shtet dhe vendosi gjithçka në shërbim të miqve dhe klientelës, Edi Rama predikon sot mashtrime të reja. Në 4 vite, Edi Rama nuk bëri asnjë investim në infrastrukturë dhe mijëra hektarë u përmbytën rregullisht duke sjellë pasoja katastrofike për prodhimin e fermerëve. Në 4 vite, numri i përfitueseve nga skema e subvencionit është ulur mbi 5 herë. Përfituan çdo vit vetëm 14 tregtare, klientë të qeverisë që morën mbi 70% të buxhetit të bujqësisë. Çmimet për imputet bujqësore u rritën deri në 30%. Çmimi i naftës u rrit me 30 për qind”, thuhet në reagim.
Partia Demokratike ka një projekt të realizueshëm dhe ambicioz që do të transformojë bujqësinë dhe do të nxjerrë zonat rurale nga varfëria. Kjo parti premton 150 milionë euro investime çdo vit në këtë sektor, 100 milionë euro në formën e subvencioneve direkte për çdo familje fermerë dhe 50 milionë euro investime në infrastrukturë.
“Prodhimet e fermerëve shqiptarë do të mbrohen përmes tarifave doganore nga importet e oligarkëve të Ramës. Kjo do të ndodhë me 25 qershor, kur fermerët shqiptarë së bashku me qytetarët në mbarë Shqipërinë do ti japin fund me votën e tyre të lirë, republikës së vjetër që i zhvati, mashtroi dhe varfëroi dhe do të votojnë për projektin kombëtar të Republikës së Re, Republikës së qytetarëve”, thuhet në reagim./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...