Google ADS

Nisin punimet në zgjerimin e rrugës liqeni i Badovcit – Mramor – Grashticë

15:11 | 20 Maj 2017
Arbresh.info

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku përuroi fillimin e punimeve në ndërtimin e rrugës liqeni i Badovcit – Mramor – Grashticë.

“Po vazhdojmë me financimin e ndërtimit të rrugëve në komunën e Prishtinës. Kjo rrugë është pjesë e qarkores së Prishtinës, e cila ka qenë e planifikuar të ndërtohet më parë, pra është një zgjerim i rrugës aktuale në gjatësi prej 5 kilometrash dhe besojmë se do të jetë një ndihmë për banorët, e cila do të shfrytëzohet edhe si rrugë lidhëse për të gjithë ata që udhëtojnë në drejtimin Gjilan-Prishtinë apo që kanë destinacion Podujevën. Investimet në komunën e Prishtinës po vazhdojnë të bëhen nga MI. Besoj që gjatë muajit do të fillojnë punimet në zgjerimin e rrugës prej urës së Veternikut deri në kthesën tek Pallati i Drejtësisë, ku do të ndërtohet një rrethrrotullim. Aktualisht, jemi në përgatitje të rikostruktimit të plotë të urës së Veternikut, ku do të investohet 2 milionë euro. Më këto po i përbyllim investimet në rrugët unazore  të PRishtinës”, ka deklaruar Zharku.

Punimet për realizimin e këtij projekti pritet të  përfundojnë në afat kohor prej 169 ditësh pune, sipas kontratës së nënshkruar  në mes të kompanisë fituese dhe Ministrisë së Infrastrukturës.

Zgjerimi i rrugës unazore Liqeni i Badovcit – Mramor – Grashticë kap shifrën prej 1,242,216.01 eurosh, me një gjatësi prej 4,690.00 metrash dhe gjerësi prej 6.5 metrash.

Ky projekt rrugor është shumë i rëndësishëm për banorët e kësaj zone, si një rrugë mjaft e frekuentuar, e cila lidhë shumë fshatra të komunës së Prishtinës, të Gjilanit dhe më gjerë/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme