Kadri Kastrati tregon nëse do të jetë në listën e PDK-së për deputet

12:33 | 20 Maj 2017
Arbresh.info

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati është në listën e kandidatëve të PDK-së për Kuvend të Kosovës.
Garimin e tij si deputet në listën zgjedhore të koalicionit PDK-AAK-NISMA, e konfirmuar Kastrati.

“Po do të jem i kandiduar”, është përgjigjur shkurt për Gaztën express, ish-Komandanti i FSK-së, që PDK-së iu bashkua në shkurt të këtij viti

Kastrati, me të aderuar në politikë, partia e Kadri Veseli e zgjodhi atë anëtar të kryesisë së partisë.

Jashtë listës së koalicionit PDK-AAK-NISMA, raportohet se PDK-ja e ka lenë ish-ushtarakun tjetër, Agim Ceku.

Ndryshe, në mesnatë ka përfunduar afati i KQZ-së për paritë politike dhe koalicionet që të paraqesin listat me emrat e kandidatëve të tyre për deputet në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 11 qershorit.

12 orë pas mbylljes së këtij afati, koalicionet e mëdha PDK-AAK-NISMA dhe LDK-AKR ende nuk i kanë publikuar listat e përfundimtare dhe radhitjen e kandidatëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme