Ministria e Punëve të Brendshme përmes një kumtese për Telegrafi Maqedoni ka konfirmuar se ka ndërmarrë masa ndaj policëve të cilët nuk u treguan profesional në punën e tyre gjatë dhunën në Kuvendin e Maqedonisë.
Nga MPB thonë se përmes video materialeve kanë arritur të konfirmojnë sjelljet e tyre joprofesionale dhe se kanë pezulluar 11 policë nga Sektori për Punë të Brendshme – Shkup dhe 4 anëtarë të Njësisë për reagim të shpejtë. Ata gjithashtu thonë se do të vazhdojnë edhe më tej të hetojnë ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.
Në media dje u publikuar se ë mesin e të pezulluarve është edhe ndihmës ministri i angazhuar për çështje telekomunikimi Nebojsha Stajkoviq, i cili do të mbajë përgjegjësi për mos funksionimin e tetra- sistemit, i cili regjistron komandot nga drejtoritë kryesore në MPB siç janë Drejtoria e Sigurisë dhe Kundërzbulimit, Byroja për Siguri Publike dhe drejtoria e gjashtë, gjatë dhënies së urdhrave në masa operative dhe aksione policore./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...