Strakosha edhe pesë vjet te Lazio

11:15 | 20 Maj 2017
Arbresh.info

Thomas Strakosha ka të ardhme të sigurt te skuadra italiane e Lazios.

Kështu së paku shkruan “Gazetta Dello Sport”, e cila ka bërë të ditur se portieri shqiptar së shpejti do të nënshkruan kontratë të re me italianët.

Sipas asaj që shkruan kjo gazetë, Strakosha do të vazhdojë të qëndrojë në kryeqytetin italian edhe për pesë vjetët e ardhshme gjersa paga do ti dyfishohet, transmeton Telegrafi.

Theksojmë se Strakosha me Lazion këtë sezon ka luajtur 24 ndeshje ndërsa ka pranuar 30 gola.

Ndryshe, 22-vjeçari është edhe portieri i dytë i kombëtares shqiptare, ku për momentin i pari është portieri i Atalantas, Etrit Berisha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme