Revista britanike «The Economist» thekson në një analizë se Partia Demokratike e Kosovës provokoi zgjedhje të parakohshme parlamentare përpara se rënia e mbështetjes ndaj saj të rritej edhe më tej. Në prag të zgjedhjeve të 11 qershorit papritmas u bënë bashkë komandantët e UÇK-së, të cilët urrejnë njëri-tjetrin.
Politikanët kosovarë, të cilët zakonisht e përçmojnë njëri-tjetrin, papritmas arritën një marrëveshje për të bërë së bashku fushatë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit. Në Shqipëri, forca kryesore opozitare, Partia Demokratike, e cila kërcënonte prej muajsh se do t’i bojkotonte zgjedhjet, më në fund arriti marrëveshjen që e fut edhe atë në procesin për legjislaturën e ardhshme.
Ndërsa në Maqedoni, presidenti që nguroi aq shumë, u dorëzua më në fund dhe pranoi t’i jepte partisë kryesore opozitare mandatin për formimin e qeverisë së re, duke i dhënë fund ngërçit 5-mujor, që çoi në protesta nëpër rrugë dhe skena dhune brenda Parlamentit. Nga këto, kriza në Kosovë, thekson revista e njohur britanike «The Economist», ishte më e mprehtë. Më 10 maj, qeveria e Isa Mustafës ra, kur Partia Demokratike e Kosovës, e themeluar dhe drejtuar nga Hashim Thaçi deri kur ky u zgjodh president, vendosi të bashkonte votat me partitë opozitare që kishin paraqitur mocion mosbesimi kundër koalicionit qeverisës, transmeton Dialogplus.ch
Edhe pse shkaku më imediat i rënies së qeverisë ishte dështimi për të ratiºkuar në parlament marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, pas kësaj lëvizjeje qëndron edhe dëshira e PDK-së për të zhvilluar zgjedhje të parakohshme, përpara se rënia e mbështetjes ndaj saj të rritej edhe më tej. Frika ishte se, në një vend me ndasi të theksuara mes klasës politike, e cila ka vuajtur të krijojë stabilitet që prej shpalljes së pavarësisë nga Serbia në vitin 2008, kaosi mund të ishte «pas derës».
Andaj më 16 maj, PDK-ja njoftoi papritur formimin e një koalicioni parazgjedhor me dy udhëheqës të tjerë politikë, si Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj, me këtë të fundit ish-kryeministër të Kosovës. Që të dy këta janë gjykuar për krime lufte, por kanë ºtuar pafajësinë. E së bashku me Thaçin, ata kanë qenë komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që luftoi kundër forcave serbe në luftën e viteve 1998-99 dhe siguroi mëvetësinë nga Serbia. Por si president, Thaçi konsiderohet tashmë zyrtarisht i paanshëm, ndërsa PDK-ja udhëhiqet nga Kadri Veseli, ish-komandant në shërbimin sekret të UÇK-së. Ish-kryekomandantët e UÇK-së janë të njohur për urrejtjen ndaj njëri-tjetrit, por së bashku ata kanë shumë mundësi që të ºtojnë zgjedhjet e ardhshme.
Megjithatë, edhe triumº i mundshëm do ta ketë jetën të shkurtër, pasi tribunali i ngritur në Hagë për të gjykuar krimet e luftës dhe krimin e organizuar në Kosovë, e ashtuquajtura Gjykatë Speciale, pritet të ngrejë aktakuzat e para në pjesën e dytë të këtij viti, me raportin që çoi në themelimin e saj që përmendte që të katërt këta udhëheqës si objektiva të mundshëm të hetimit. Ata mohojnë çdo përfshirje në këto krime.
Gjithsesi, shumica e kosovarëve e kanë humbur interesin ndaj tribunaleve ndërkombëtare, e janë më shumë të shqetësuar për punësimin, kujdesin shëndetësor dhe edukimin. Ndryshe ka ndodhur në Maqedoni, ku kriza nisi pas zgjedhjeve të dhjetorit të kaluar, kur partia konservatore VMRO-DPMNE, në pushtet prej vitit 2006, e pa të pamundur të krijonte një koalicion qeverisës.
Presidenti Gjorge Ivanov refuzoi t’i jepte socialdemokratëve të opozitës (LSDM) dhe aleatëve të tyre shqiptarë, mandatin për të formuar qeverinë e re, edhe pse ata kishin arritur tashmë shumicën e nevojshme parlamentare për ta bërë diçka të tillë, me justikimin se përbënin një kërcënim ndaj sigurisë kombëtare. Opozita – që pret të udhëheqë tashmë vendin, – u kundërpërgjigj ndaj këtij refuzimi me akuzat se udhëheqësit e VMROsë i frikësoheshin dorëzimit të pushtetit, pasi mund të përfundojnë në burg për akuza korrupsioni.
Më 27 prill, deputetët e VMRO-së hapën dyert e parlamentit për të lejuar protestuesit të hynin brenda. Ata mësynë deputetët dhe sulmuan disa prej atyre të opozitës, përfshirë kreun e LSDM-së, Zoran Zaev, si dhe Ziadin Selën e LR-PDSH-së, ndër më të sulmuarit. Por, nëse pushtetmbajtësit menduan se kjo do t’i ndihmonte ata që qëndronin ende në pushtet, gabuan rëndë. Nën presionin gjithnjë e më të madh nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, VMRO-ja e humbi kohezionin.
Më 17 maj, presidenti u dorëzua dhe pranoi t’i jepte socialdemokratëve të Zaevit mandatin për formimin e qeverisë së re. Po në Shqipëri, çfarë ndodhi? Partia Demokratike në opozitë i kishte qëndruar vendimit të saj të 3 muajve të fundit se do të bojkotonte zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat tashmë janë shtyrë në kohë me një javë, për t’u zhvilluar më 25 qershor.
Socialistët në pushtet pretendonin se demokratët ishin të frikësuar nga humbja e zgjedhjeve. Por këta të fundit përdorën kauzën se udhëheqësi i socialistëve ishte i lidhur me trakantët e drogës, ndaj dhe nuk mund të organizoheshin zgjedhje të lira e të ndershme prej tyre.
Në orët e para të mëngjesit të 18 majit, e pamundura u bë e mundur: krerët e të dyja partive arritën një marrëveshje për të marrë pjesë të gjitha palët në zgjedhje, siç duhej të ndodhte. Në javët e kaluara, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia janë bërë destinacione të zëvendësndihmës sekretarit amerikan të Shtetit për Çështjet e Europës dhe Euroazisë, përgjegjës për marrëdhëniet e Amerikës me vendet e Europës Qendrore dhe Juglindore, Hoyt Brian Yee. Vizita e tij duket se ka pasur ndikim te kthesat e papritura të politikanëve lokalë, e sidomos gatishmërisë së tyre për kompromise.
BE-ja dhe SHBA janë shqetësuar së fundi nga rritja e ndikimit të Rusisë në rajonin e Ballkanit. Ata frikësohen se konikti në Ballkanin Perëndimor mund të nxjerr nga binarët edhe politikat e tjera të tyre, ose t’i detyrojnë ato të ndërhynin sërish, siç bënë në vitet ’90. E pavarësisht përmirësimeve të dukshme, potenciali për kaos mbetet ende aty, e për këtë arsye të dyja palët duhet të mbeten seriozisht të angazhuara në rajon./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...