Një 15-vjeçar ka kallëzuar në polici të atin duke pretenduar se e ka dhunuar dhe e ka detyruar të largohet nga shtëpia.
Menjëherë pas kallëzimit policia ka ndaluar të atin e djalit, Patrik Hysi, 41 vjeç nga Levani i Fierit.
I biri ka deklaruar në polici se është keqtrajtuar, dhunuar dhe detyruar të largohet nga shtëpia, dhunë që është vërtetuar dhe nga mjeku ligjor. Ndërkaq, ai ka shtuar se i ati nuk e ka lejuar të vazhdojë klasën e nëntë në arsimin e detyrueshëm 9-vjeçar.
Por gjatë marrjes në pyetje të të atit, ai ka mohuar akuzën se nuk e ka lejuar të vazhdojë shkollën. Ai ka pretenduar se i biri është mjaft problematik dhe konsumon lëndë narkotike. Ndaj 41-vjeçarit rëndon akuza e “keqtrajtimit të të miturve”./Arbresh.info/
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...