Ristrukturimi i stafit të Milanit pasi pronarët kinezë morën kontrollin e klubit ka filluar dhe nuk po kursen askënd.
Këtu përfshihen edhe persona që kanë ndikuar në zbulimin e dy “xhevahirëve” të kuqezinjve, portierit Gianluiggi Donnarumma dhe mesfushorit Manuel Locatelli.
Kështu, Mauro Bianchessi nuk është më përgjegjës për aktivitetin thelbësor dhe vëzhgimin e talenteve te Milani U-14.
Ai u shkarkuar nga puna pas një bisede që pati me drejtuesit gjatë pasdites së sotme.
Bashkë me të është larguar nga puna edhe Antonella Costa, përgjegjëse e koordinimit të veprimtarisë së sektorit kuqezi të të rinjve. /Telegrafi
Shqiptari arrestohet në Austri, kapet me 12 kilogramë kokain...
Reuters e interviston Përparim Ramën: Prishtina po cilësohet...
“Loja e portokallit”, ja kush ishin banorët që e fituan!
Produktet natyrale kundër lodhjes mendore dhe fizike
Moment historik për Threads – platforma numëron 300 milionë ...
Ukraina zbulon 12 agjentë që spiunonin për Rusinë