Rusia ka premtuar se do të dërgojë mijëra ton me grurë në Venezuelë në baza mujore, potencialisht duke ndihmuar në lehtësimin e krizës së ushqimit të vendit të trazuar të Amerikës Jugore.
Në një bisedë telefonike, Presidenti Vladimir Putin i tha homologut të tij, Nicolas Maduros, se Rusia është e gatshme të fillojë të dhurojë ushqim dhe të forcojë lidhjet tregtare, transmeton portali arbresh.info
Zyra e Putinit e ka konfirmuar bisedën, por nuk ka dhënë detaje mbi marrëveshjet tregtare. Gjesti i mbështetjes për administratën Maduro vjen në një moment kyç.
Qeveritë rajonale po distancohe nga Presidenti socialist, të cili i është bërë thirrje që të respektojë normat demokratike, pasi mijëra qytetarë të Venezuelës vazhdojnë të kërkojnë zgjedhjen e krizës përmes protestave./Arbresh.info
Trumpit i duhen vetëm edhe 4 vota elektorale për të fituar p...
Përplasen automjetet në Vlorë, dy të lënduar
Zgjedhjet në SHBA/ Si votojnë astronautët nga hapësira?
Prishtina pret Dritën në ndeshjet e mbetur nga xhiro e dytë
Trump fiton Pensilvaninë
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri