Ish deputeti dhe ish shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci konfirmoi për KosovaPress se vullnetarisht është tërhequr nga lista për deputet të kësaj partie.
Grabovci në zgjedhjet e fundit ka marrë 11962 vota dhe vie nga rajoni i Dukagjinit së bashku me ish deputetin Besim Beqaj, i cili po ashtu është tërhequr nga lista zgjedhore.
“Unë isha pjesë e listës për deputet nga PDK, por vullnetarisht jam tërhequr nga lista me arsyetimin për t’ia lehtësuar punën kryetarit Veseli dhe për t’u liruar rrugën të tjerëve në parti. Aktiviteti ime nuk do të mungojë për PDK, bile do të angazhohem edhe më shumë për PDK. Kuptohet se edhe lista është e ngushtë dhe për këtë arsye, për asnjë arsye tjetër”, tha Grabovci për KosovaPress.
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë