Google ADS

Gareth Bale kërkon nga Reali të transferoj yllin e Liverpoolit

22:59 | 19 Maj 2017
Arbresh Info

Gareth Bale thuhet se ka kërkuar nga Real Madridi të nënshkruaj me yllin e Liverpoolit, Ben Woodburn.

17-vjeçari depërtoi në ‘Anfield’ këtë sezon duke bërë pesë paraqitje në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info. Gareth Bale beson se bashkëlojtari i tij te përfaqësuesja e Uellsit mund të bëhet një emër i madh në të ardhmen.

Lexo edhe: Adnan Januzaj afër transferimit te gjiganti turk

Sipas gazetës spanjolle ‘Don Balon’, Barcelona tashmë ka reaguar në garën për shërbimet e tij dhe është afër marrëveshjes me të. Sulmuesi shënoi golin e tij të për Liverpoolin në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të ‘EFL Cup’ kundër Leeds në nëntorin e kaluar.

Bale i ka thënë ‘Los Blancos’ se ata duhet të shtrojnë një ofertë për Woodburnin dhe të mposhtin rivalin e tyre në La Liga në garën për nënshkrimin e tij.

Lexo edhe: Cristiano Ronaldo shkruan historinë në Evropë (VIDEO)

Ish ylli i Tottenhamit është duke u përgatitur për të qenë i gatshëm në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Juventusit të shtunën më 3 qershor./arbresh.info

Ben Woodburn
Ben Woodburn

Të ngjashme