Haradinaj: Atë ditë që ia nisi punës, mund të thoni lirshëm “Bac u kry”

22:43 | 19 Maj 2017
Arbresh.info

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot një takim me qytetarët e Vitisë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Më tutje thuhet se gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, strukturat dhe aktivistët, Haradinaj u shpreh se Aleanca çdo ditë e më shumë po arrin tek qytetarët e Kosovës dhe kjo nuk po ndodhë pa një arsye.

“Atë ditë që ia nisi punës, lirisht mund të thoni, ‘Bac u kry’. Do ta bëjmë një Kosovë që i del zot atij që jeton dhe lind në këtë vend. Ata që e qeverisën këtë vend, i thyen krejt normat morale”, ka thënë Haradinaj

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe një numër i kandidatëve për deputet të AAK-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme