Google ADS

Hoti: Isa Mustafa nuk është në listën për deputet, për Vjosën duhet të pritet lista përfundimtare

21:01 | 19 Maj 2017
Arbresh.info

Kandidati për kryeministër i LDK-së, Avdullah Hoti, ka zbuluar se kryeministri në largim, Isa Mustafa, nuk do të jetë në listën e kësaj partie për deputet.
Ai ka thënë se bartës i listës do të jetë ai. Kurse, për fatin e Vjosa Osmanit, ai ka thënë se duhet të pritet deri në finalizimin e listës sot në orën 24:00.

I ftuar në emisionin “Komiteti”,  Hoti ka pohuar se në listën zgjedhore të koalicionit, nga radha e LDK-së do të jenë njerëzit më të aftë të strukturave.

“Jo, zotëri Mustafa nuk është në listë. Unë do t’i prijë listës. E tëra që mund të ju them është se do të befasoheni me listën e profesionistëve që do të bëjë LDK. Ndërkohë për Vjosa Osmanin, duhet të presim përfundimin e listës. Sot do të finalizohet ajo”, ka thënë Hoti ne emisionin “Komiteti”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme