Google ADS

Mattis: Zgjidhja ushtarake me Korenë e Veriut do të ishte ‘tragjike’

20:56 | 19 Maj 2017
Trina Galanxhi

Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve, Jim Mattis, ka deklaruar se çdo zgjidhje ushtarake ndaj krizës së Koresë së Veriut do të ishte “tragjike në një shkallë të pabesueshme”.

Ai ka shtuar se Uashingtoni po punon për të gjetur një zgjidhje diplomatike, transmeton portali arbresh.info

“Ne do të vazhdojmë të punojmë për këtë çështje,” tha Mattis në një konferencë për shtyp të Pentagonit.

“Nëse kjo shkon me një zgjidhje ushtarake, do të jetë tragjike në një shkallë të pabesueshme. Përpjekja jonë është të punojmë me OKB-në, Kinën, Japoninë dhe me Korenë Jugore rreth gjetjes së një zgjidhje”, ka shtuar ai./Arbresh.info

Të ngjashme