Google ADS

Shefat e BE-së do të takohen me Presidentin e Turqisë, Erdogan

20:34 | 19 Maj 2017
Trina Galanxhi

Udhëheqësit e BE-së, Jean-Claude Junker dhe Donald Tusk do të takohen me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në Brukles.

Juncker, i cili kryeson Komisionin Evropian dhe Tusk, i cili kryeson këshillin e 28 shteteve anëtare të BE, do të takohen me Erdoganin në prag të samitit të NATO-s në Bruksel, transmeton portali arbresh.info

“”Presidenti Jean-Claude Juncker, së bashku me presidentin e BE-së Donald Tusk, do të takohen në Brukles me 25 maj”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga zyrja e Juncker.

Marrëdhëniet mes BE-së dhe Ankarasë kanë qenë të tensionuara që nga përpjekja me grusht shtet në korrik, por tensionet janë rritur edhe më shumë gjatë fushtës së referendumit të mbajtur me 16 prill./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme