Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, një grua e moshuar ka mbetur për një kohë pa ndihmën e mjekëve të QKUK-së, raporton KTV.
Derisa ajo është e ulur në shkallë dhe nuk mund të lëvizë, përreth i kalojnë disa mantelbardhë, por nuk e çajnë kokën për të. Punën e tyre e kryejnë disa qytetarë.
Me një shishë ujë afër vetes, këpucë të zbathura, një grua e shtyrë në moshë është ulur në shkallët e Klinikës së Kirurgjisë Torakale.
Gjendja e saj nuk duket e mirë.
Pranë saj rri një burrë dhe një grua. Aty pranë kalojnë disa mantelbardhë, por nuk ndalen qoftë edhe për të pyetur çfarë ka.
Pas pak, afrohet një doktoreshë, e cila pyet për të sëmurën.
Vajza që po filmon këtë situatë, i tregon asaj se të tjerë mjekë kanë kaluar këndej, por s’ka intervenuar askush. Ajo thotë se kjo grua ka qëndruar për 30 minuta në gjendje të tillë.
Doktoresha në fund tha se po vjen një ekip për ta dërguar atë në emergjencë. Teksa as vetë nuk merret me këtë punë.
Kohavisioni ka kontaktuar edhe me drejtorin e Kirurgjisë Torakale, por pasi e ka parë videon, ai ka thënë se gruaja gjendet një kat më poshtë në pjesën e Kirurgjisë.
Ai ka thënë se ndien keqardhje për mosndërhyrjen e mjekëve për rastin në fjalë, por ka shprehur dilemë nëse për këtë gjendje kanë faj edhe familjarët e së sëmurës që nuk kanë reaguar me kohë
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...