Asambleistja e Nismës në Kuvendin Komunal të Malishevës, Beije Sertolli, së fundi i është bashkuar Lëvizjes vetëvendosje.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka shkruar se vendimi që Nisma të hyjë në koalicion me PDK-në ka krijuar pakënaqësi tek shumë anëtarë të Nismës, por edhe tek qytetarë të tjerë.
Postimi i plotë i Nismës:
Të dashur qytetarë, Angazhimi im në jetën politike që nga fillimi ka qenë që të punojmë dhe japim kontributin për të ndryshuar gjendjen jo të mirë politike dhe shoqërore në Malishevë e më gjerë. E përkushtuar për të qenë pjesë e organizimeve të tilla vite më parë iu pata bashkuar fillimisht IQM-së e pastaj Nismës për Kosovën si një përgjigje ndaj nevojës për ta ndryshuar gjendjen dhe për t’i ndalur politikat aspak progresive të PDK-së. Për më tepër ne ftuam qytetarët që të na përkrahin në rrugëtimin tonë dhe vetëm me përkrahjen e tyre arritëm të krijojmë një realitet të ri politik në Malishevë, i cili duhej të ishte e kundërta e PDK-së. Mirëpo, vendimi që Nisma të hyjë në koalicion me PDK-në ka krijuar me të drejtë pakënaqësi tek shumë anëtarë të Nismës por edhe tek qytetarë të tjerë, pasi që ky vendim është në kundërshtim të plotë me vet idenë dhe bazën mbi të cilën është themeluar Nisma. Bashkimi me ata që mbahen si fajtorët kryesor për gjendjen në vend është në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve të Malishevës dhe të Kosovës. Andaj, me qëllim që të mbetem pranë qytetarëve të cilët më votuan që të ndjekë parimet e përfaqësimit të drejtë të tyre, nga sot aktiviteti im politik do të vazhdoj përkrah Lëvizjes VETËVENDOSJE! si subjekti i vetëm politik i cili po tregon që përfaqëson drejtë vullnetin dhe interesin qytetar në vend
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...