Google ADS

Përfundojnë bisedimet e para për qeverinë

19:23 | 19 Maj 2017
Arbresh.info

Asgjë konkrete nga takimi i parë mes Ahmetit dhe Zaev, pasi ky i fundit e mori edhe zyrtarisht mandatin.

Pas dy orëve bisedime, Ahmeti u largua nga selia e LSDM-së pa u prononcuar për mediat.

“Në periudhën që vjen do të intensifikohet dinamika dhe bisedimet në mes dy partive, përfshirë këtu edhe partitë që dhanë mbështetje për qeverinë e re të Republikës së Maqedonisë, që më pas të kalohet në zgjidhje konkrete për postet dhe ministritë”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga LSDM.

Por zëdhënësi i partisë, Petre Shilegov insiston se ndarja e resorëve nuk është më e rëndësishme se rikthimi i funksionimit të sistemit.

“Është e parëndësishme çështja e ndarjes së resorëve, apo ndarja personale e emrave dhe resorëve sipas partive politike. Ajo që është më e rëndësishme për Republikën e Maqedonisë, është që vendosim principe të funksionimit të sistemit, funksionimi i një qeverie që qytetarët do ta ndjenjë si të veten. Nëse mbeten principet e njëjta, apo mënyra e njëjtë e funksionimit të sistemit dhe të qeverisjes, atëherë aspak nuk është e rëndësishme ndarja e resorëve dhe zgjidhja kadrovike”, tha zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, njofton TV21.

Gjatë ditës së djeshme, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi se pret që bisedimet të përfundojnë shpejt.

Menjëherë pas marrjes së mandatit, paralajmërimet nga shumica parlamentare ishin se bisedimet do të përfundojnë brenda 10 ditëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme