Google ADS

Fati i trajnerit Arsene Wenger vendoset pas finales në ‘FA Cup’

17:43 | 19 Maj 2017
Arbresh Info

Arsene Wenger ka zbuluar se fati i tij do të vendoset nga një takim me bordin e klubit pas finales së javës së ardhshme në ‘FA Cup’.

“Topçinjtë” do të zhvillojnë dy ndeshjet e tyre të fundit këtë sezon dhe e ardhmja e trajnerit francez vazhdon të mbetet ende e panjohur pasi ai ka refuzuar të konfirmoj planet e tij, transmeton portali arbresh.info.

Lexo edhe: Pasimet e Granit Xhakës, tifozët e kanë vërejtur një gjë në ndeshjen e tij të fundit (VIDEO)

I pyetur se a do të jetë ndeshja e tij ndaj Evertonit e fundit në ‘Emirates Stadium’, Wenger u përgjigj: I fundit për sezon? Po.

I pyetur sërish se a do të jetë e fundit përgjithmonë, ai shtoi: Këtë nuk mund t’ua tregojë.

“Janë shumë gjëra që pritet të diskutohen në një takim me bordin. Njëra nga ato është ajo se çfarë do të ndodhë me trajnerin”, konfirmoi francezi./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme