Ribery largohet nëse Bayerni nënshkruan me sulmuesin Alexis Sanchez

17:18 | 19 Maj 2017
Arbresh Info

Bayern Munichu është i gatshëm të shes Franck Riberyn te ish klubi i tij Marseille këtë verë.

Por, kjo do të ndodhë vetëm nëse ata mund të sjellin Alexis Sanchezin e Arsenalit si zëvendësues të tij, transmeton portali arbresh.info.

Lexo edhe: Lexo edhe: Goli nga Lionel Messi në vitin 2010 që “çmendi” të gjithë Barcelonën (VIDEO)

Francezi ka luajtur për gjigantin gjerman për thuajse një dekadë duke fituar shtatë tituj në Bundesliga dhe një Ligë të Kampionëve. Ai gjithashtu vazhdoi kontratën edhe për një vit me klubin vetëm një muaj më parë.

Por, 34-vjeçari është duke shfaqur shenja lodhje, pasi ka bërë vetëm 21 paraqitje në ligë këtë edicion për shkak të disa probleme me lëndime.

Bazuar në ‘Le10Sport‘, Ribery do të dëshironte transferimin në Francë në fund të sezonit, ku ai ka luajtur për Marseillen nga viti 2005 deri në vitin 2007. Megjithatë, raporte të tjera shtojnë se Bayern Munichu nuk do të lejoj yllin e tyre të largohet nga klubi nëse nuk sigurojnë shërbimet e zëvendësuesit të tij që tashmë gjendet te Arsenali – Alexis Sanchez.

Lexo edhe: Pasimet e Granit Xhakës, tifozët e kanë vërejtur një gjë në ndeshjen e tij të fundit (VIDEO)

Pavarësisht sezonit dëshpërues në Arsenal, reprezentuesi kilian ka shënuar 23 gola dha ka bërë 10 asistime në Premierë Ligë këtë edicion. Si rezultat i kësaj, sulmuesi raportohet të jetë shënjestra kryesore e Bayern Munichut për këtë verë./arbresh.info

Alexis Sanchez, sulmuesi i Arsenalit
Alexis Sanchez, sulmuesi i Arsenalit

Të ngjashme